Filarmonia e Kosovës pësoi humbje të madhe, ndërroi jetë Hysen Badivuku (VIDEO)

Filarmonia e Kosovës këtyre ditëve ka pësuar humbje të mëdha duke u ndarë nga jeta Hysen Badivuku, njofton Portalb.mk.

Në moshën 79 vjeçare Hysen Badivuku ndërroi jetë më 24 maj. Ai ishte një ndër violinistët e parë të Kosovës dhe për një kohë të gjatë ishte pjesëtar i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.

Badivuku qysh prej fillimit të viteve ‘60 e deri në fillim të viteve ’90, kur regjimi serb mbylli institucionet, ishte pjesë e Orkestrës Popullore të RTP-së. Për gati një dekadë pasluftës ishte angazhuar në Filarmoninë e Kosovës ku kishte rol të dyfishtë: violinist dhe mbajtës i arkivit. Krahas pjesmarrjes së tij në Filarmoni, ai gjithashtu ka qenë autor i shumë këngëve të këngëtareve të mëdha, siç është rasti me Shpresa Berishan.

Ndryshe, Hysni Badivuku është babai i violinistes së shquar shqiptare, Sihana Badivuku e cila pas kësaj humbje u shpreh kështu:

Si shenjë përkujtimi më poshtë ju sjellim këngën e Shpresa Berishës me muzikë të Hysen Badivukut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button