Gjermania do ta shqyrtojë situatën me bazën Inxhirlik në takimin e NATO-s

Gjermania planifikon që në takimin e kryesisë së NATO-s të përqendrohet në çështjen e përdorimit të bazës ajrore Inxhirlik dhe refuzimin e autoriteteve turke që t’u sigurojnë qasje deri te ajo të dërguarve gjermanë, deklaroi sot zëvendëskancelari gjerman Zigmar Gabriel.

“Kjo është situatë serioze dhe nuk lejon të zhvillohet dialog mes Turqisë dhe Gjermanisë. Vlerësoj se mundemi ta shqyrtojmë këtë çështje në takimin e nesërm të kryesisë të NATO-s”, theksoi Gabriel në një konferencë për media në Pekin pas takimit me ministrin kinez të Punëve të Jashtme Van I.

Autoritetet turke nuk u lejuan deputetëve nga Bundestagu qasje deri te baza Inxhirlik, ku ka kontingjent gjerman. Si përgjigje në hapin e tillë, Berlini njoftoi se mund t’i zhvendos ushtarët e tij, të cilët marrin pjesë në operacionin kundër SHI-së, jashtë nga Turqia, me siguri në Jordani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button