Britani: Edhe tre të arrestuar për sulmin në Mançester

Policia britanike i ka arrestuar edhe tre njerëz të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës, i cili i ka vrarë 22 vetë në qytetin Mançester.

Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje, transmeron REL.

Dje, policia e ka arrestuar një person 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button