Këshilla për një stil perfekt në intervistë pune

Thuhet se nuk gjykon veshja, por kur bëhet fjalë për t’u përballur me një intervistë pune, veshja e duhur mund të bëjë diferencën. Ndonëse është e vërtetë se gjuha verbale ndikon vetëm në 10% të komunikimit, sikurse tregojnë studimet e shumta të zhvilluara nga linguistët, është e rëndësishme që të luash të gjitha kartat në një situatë të tillë, ku përshtypjet e para ndikojnë shumë, shkruan Bordo.al. 

Më posht keni një listë të përpiluar nga ekspertë të stilit që ju të arrini një sukses, të paktën në pamjen e jashtme, në një intervistë pune.

1-      Sigurohu që veshjet të jetë të pastra dhe të hekurosura.

2-      Evito veshjet shumë të ngushta, që nuk i përshtaten fizikut tuaj.

3-      Evito ngjyrat shumë të ndezura.

4-      Evitoni aksesorë apo bizhu që bihen shumë në sy, apo parfume me aromë të forët.

5-      Vishni këpucë të pastra dhe jo shumë të përdorura. Meshkujt duhet të evitojnë atletet dhe të zgjedhin këpucë klasike. Ndërsa femrave u këshillohet që të mos veshin taka shumë të larta apo sandale.

6-      Sigurohuni që të vini një rrip që i përshtatet stilit që keni veshur dhe të jetë një ngjyrë me këpucët.

7-      Të paraqiteni me flokët dhe mjekrën të rregulluar.

8-      Sigurohuni që t’i keni duart të pastra dhe të rregullta pasi janë pjesa e trupit që ekspozohen më shumë gjatë një interviste pune.

9-      Merrni gjithnjë në konsideratë se nuk ekzistojnë mbledhjet informale. Nëse keni dyshime më mirë ta teproni pak me formalitetin.

10-  Por më e rëndësishmja të jeni vetvetja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button