Mali i Zi në qershor do të bëhet anëtar i NATO-s

Mali i Zi në qershor do të bëhet anëtar i NATO-s, deklaroi sot në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai saktësoi se të gjitha shtetet e Aleancës veçmë e kanë ratifikuar marrëveshjen me Podgoricën.

“Vendet nga NATO-ja e përfundojnë procesin për ratifikim të protokollit për anëtarësim të Malit të Zi. Ne do ta përshëndesim kryeministrin e këltij vendi në samit, presim që ky vend të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s”, shtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjeve, sqaroi se deklaratat e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s në takimin e nesërm në Bruksel, si çdoherë do të kufizohen me matës kohe. Këtë ai e deklaroi lidhur me informatën e shpërndarë se për shkak të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, burrshtetasit e NATO-s do të duhet të përgjigjen shkurtë që të mund ta mbajnë vëmendjen e tij.

Mes temave në takimin e nesërm do të jenë çështjet për ndarje të barës të aktiviteteve të Aleancës, arritjen e qëllimit për harxhimet për mbrojtje, të barabarta me dy për qind nga BPV të vendeve nga aleanca ushtarake, përpunim të planeve kombëtare për evidentim dhe vlerësim të realizimeve të këtyre qëllimeve.

NATO do t’i marrë çelësat nga selia e re në Bruksel, presidenti Tramp do të zbulojë përmendore kushtuar nenit pestë të Marrëveshjes së Uashingtonit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel do të zbulojë përmendore me një copë nga Muri i Berlinit.

Stoltenberg shtoi se selia e re e NATO-s do të hapet në terren, i cili paraprakisht ka qenë fushë ushtarake, ndërsa sot bëhet simbol i bashkëpunimit dhe dialogut mes aleatëve.

“Do të tregojmë së bëhemi unikë kundër kërcënimit nga terrorizmi dhe për mbrojtjen e shoqërive tona të hapura”, tha ai.

Sipas tij, sulmi në Mançester është sfidë e përbashkët, e cila kërkon përgjigje të përbashkët të sistemeve zbuluese dhe gjyqësore, si dhe të forcave ushtarake.

Stoltenberg po ashtu tha se nuk ka kërkesa dhe nuk do të shqyrtohet dërgimi i forcave tokësore kundër Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button