Bilall Kasami takoi ambasadorin e Suedisë,  Mats Staffansson

Sot kryetari i Lëvizjes BESA,  Bilall Kasami u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni,  Mats Staffansson.

“Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme.  Kasami e njoftoi  Staffansson për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në formimin e qeverisë së ardhshme. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button