Makron kërkon vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë

Presidenti francez, Emanuel Makron kërkon vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 1 nëntor dhe dëshiron t’i përforcojë autorizimet e forcave të sigurisë me ligj të ri, kumtoi sot kabineti i presidentit francez.

Vazhdimi i ri i gjendjes së jashtëzakonshme do të ejtë i gjashti me radhë.

Makron vendimin për vazhdim e solli pas takimit të sotëm të strukturave të sigurisë, në të cilin përfaqësues të lartë i shqyrtuan “pasojat nga sulmi i ri terorrist ndaj masave për mbrojtje, me qëllim që t’u ofrojnë siguri bashkëkombasve të vet, ceket në kumtesën e kabinetit.

Ai gjithashtu kërkoi nga Qeveria të përgatitë projekt-ligj për përforcim të përhershëm të masave të sigurisë, jo lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.

Vendimi për vazhdim të masave të jashtëzakonshme  në Francë është kumtuar, pasi që të hënën në ,brëmje në koncertin në mançester të këngëtares së njohur Ariana Grande ishte kryer sulm vetëvrasës me bombë, në të cilin jetën e humbën 22 perosna.

Në prag të fitores zgjedhore më 7 maj, 39-vjeçari Makron paralajmëroi se do të kërkojë nga Parlamenti ta vazhdojë gjendjen ejashtëzakonshme, e cila në Francë është vendosur pas serisë së sulmeve në paris në nëntor të vitit 2015.

Me masat e jashtëzakonshme policisë franceze i janë dhënë autorizime më të gjera kur bëhet fjalë për hetimin dhe arrestimet, ndërsa sipas planit fillestar duhej të përfundonte së vlejturi nga mesi i korrikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button