Messit i konfirmohet dënimi për evazion, por…

Gjykata Supreme konfirmon dënimin me 21 muaj burg të Gjykatës së Barcelonës për Lionel Messin, për evazionin fiskal prej 4.1 milionë eurosh, duke refuzuar apelin e bërë nga futbollisti, njofton tch.

Ajo që ndryshoi kjo gjykatë ishte vendimi për babain e yllit të Barcelonës, Jorge Messi, duke ulur kohën e dënimit të tij, nga 21 muaj, në 15 muaj burg, duke e konsideruar si bashkëpunëtorin e nevojshëm për mashtrimin financiar.

Lionel Messi u dënua për krimet fiskale të kryera në periudhën 2007-2009. Sipas Gjykatës Supreme është vërtetuar se Messi fshehu të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit, duke i kaluar ato në llogari të  kompanive të ndryshme në të ashtuquajturat parajsa fiskale.

Gjithsesi, as futbollisti e as babai i tij nuk do të bëjnë asnjë ditë burg, pasi sipas ligjit spanjoll, personat që janë dënuar për një krim me dy vite heqje lirie nuk janë të detyruar që ta kryejnë atë në qeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button