Mogerini flet për takimin e sotëm me kryeministrat nga Ballkani Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot në konferencë për shtyp në Bruksel e paralajmëroi takimin e sontëm joformal me, siç tha, kryeministrat dhe të caktuarin për kryeministër nga gjashtë vendet ballkanike, duke cekur se është i njejtë qëllimi që këta përfaqësues me BE-në të arrijnë marrëveshje si të punojnë më mirë së bashku në të ardhmen.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, që dje është bërë e ditur se në mbëmjen e sontme joformale në organizim të Mogerinit, Maqedoninë do ta përfaqësojë kryetari i LSDM-së dhe mandatar për formim të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Pamë se Ballkani Perëndimor është rajon i cili është kyç për BE-në, kur bëhet fjalë për sigurinë dhe parandalimin nga radikalizmi. Kemi bashkëpunim të fuqishëm me ta lidhur me menaxhmentin e valës së migrantëve dhe menaxhim të kufijve tanë. Shpesh them se nuk flasim për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor, sepse ata tashmë janë Evropë, por poenta është për perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Evropian të këytre vendeve”, theksoi Përfaqësuesja e lartë e Unionit në fillim.

Sipas Federika Mogerinit, mu kjo është arsyeja dhe qëllimi i darkës, për çka ajo i ka ftuar kryeministrat dhe të caktuarin për kryeministër nga gjashtë vendet partnere ballkaniko-perëndimore. Ajo tha se pikërisht me ta dëshiron ta ndajë gjendjen në rajon, mënyrën si të lëvizet përpara.

“Gjithashtu edhe të bisedojmë si BE-ja mund t’i përforcojë mundësitë dhe perspektivat për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon, bashkëpunim të shtuar mes tyre dhe me Unionin, si dhe konsolidim me atë  që e quajmë fuqi transformuese nga perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qëllimi është të zhviollohen shoqëri inkluzive, menaxhim i mirë dhe ekonomi të hapura”, shtoi Mogerini.

Siaps zonjës së parë të diplomacisë së BE-së, përkushtimi i saj, por edhe përkushtimi i eurokomisarit Johanes Han, si dhe i tre kryetarëve të institucioneve të BE-së: Zhan-klod Junker, Donald Tusk dhe Antonio Tajani është, siç tha, të ketë përkushtim të fuqishëm të institucioneve të BE-së për të punuar në mënyrë të afërt me të gjitha gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Kjo nuk do të thotë të punojmë për ta, por me ta dhe ai është qëllimi i takimit të sontëm. T’u bëjmë thirrje së bashku që fuqia e qëndrueshme e BE-së t’i takojë këtu dhe t’i inkurajojë për punë të përbashkët për atë se si vetë rajoni, por edhe rajoni me Bashkimin Evropian të punojnë më mirë pas zhvilimit të fundit të ngjarjeve. Kohë më parë, pati vështirësi, por edhe disa hapa inkurajues, kështu që çdoherë është mirë të takohen dhe të gjithë së bashku të bisedojmë për hapat që do t’i ndërmarrim për në të ardhmen. Kjo do të jetë mundësi e shkëlqyeshme që të ndërtojmë mirëkuptim rajonal dhe si të punojmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian së bashku”, përfundoi Federika Mogerini.

Përndryshe, sipas informatave nga Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAS) i Bashkimit Evropian, darka e sontme joformale e Mogerinit me kryeministrat nga gjashtë vendet perëndimore ballkanike pritet të fillojë rreth orës 20:30. Paraprakisht, përfaqësuesja e lartë e Unionit ka paraparë edhe takime bilaterale me Zoran Zaevin nga Maqedonia, por edhe me kryeministrat Isa Mustafa (Kosova), Edi Rama (Shqipëria), Aleksandar Vuçiq (Serbia), Denis Zvizdiq (BeH) dhe Dushko Markoviq (Mali i Zi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button