Ivanov mori çmim nga Kisha e cila nuk e njeh Kishën e Maqedonisë

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril,  në ceremoninë solemne që u mbajt në tempullin “Krishti Shpëtimtar” në Moskë, presidentit Ivanov ia ndau çmimin “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe e të gjithë Rusisë Aleksej i Dytë”, që u nda për vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Kontradiktore në këtë është se Kisha Ortodokse Ruse nuk e njeh Kishën Ortodokse Maqedonase.

Nga atje në disa raste kanë thënë se njohja e Kishës Ortodokse të Maqedonisë nga Kisha Ruse mund të ndodh vetëm në kuadër të zgjidhjes mbarëortodokse të statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM).

Kisha e Maqedonisë nuk është e njohur as nga Kisha e Serbisë dhe e Greqisë.

Me Kishën e Serbisë me vite mbahen bisedime, të cilat deri tani nuk kanë sjellë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button