Tërmet me magnitudë 4.4 në verilindje të Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, vala e të cilave është ndierë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në veri të Shqipërisë, njofton top-channel.

Sipas Departamentit të Sizmiologjisë, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 4.4 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në veriperëndim të qytetit të Bulqizës.

Përpara kësaj lëkundje, e cila ka qenë edhe më e forta, në zonën e Bulqizës janë regjistruar dhe 5 lëkundje të tjera, me magnituda nga 2.2 në 2.9.

Ende nuk ka të dhëna për dëmtime, apo persona të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button