Procedura e gjykimit të dhunuesve të liruar nuk duhet të përfundojë me kaq!

Vendimi i Gjykatës penale për lirimin e nëntë personave të cilët ushtruan dhunë në Kuvend më 27 prill, cilësohet si skandalozi dhe sipas njohësve të çështjeve juridike, menjëherë duhet të rishqyrtohet vendimi. Ata thonë që gjykata nuk është duke funksionuar, pasi që secili vendim është me skandaloz se tjetri.

Njohësi i çështjeve juridike, Osman Kadriu, thotë për Portalb.mk se kjo është edhe një dukuri/shembull se faktikisht ne gjyqësi nuk kemi.

“Prej çastit të parë kur prokuroria shtetërore u përcaktua dhe u prononcua për kualifikimin e veprave penale të punohet për pjesëmarrje në turmë, pjesëmarrje në rrahje, dihej se do të jetë edhe dënimi ashtu siç ndodhi, dënimi me kusht. Kjo është edhe një dukuri/shembull se faktikisht ne gjyqësi nuk kemi. Jo që nuk funksionon, por çdo ditë më shumë dëshmohet se ne nuk kemi gjyqësi, nuk kemi prokurori shtetërore e cila ushtron kompetencën sipas ligjit dhe kushtetutës. Nëse prokuroria tash do të jetë e kënaqur me ato lloje të sanksioneve, atëherë vendimet do të jenë të plotfuqishme dhe këtu d.m.th. përfundon ajo që quhej gjykim për rastet e dhunës në Parlament. Kjo përsëri do të krijojë pasoja të rënda për sistemin juridik, për shtetin dhe jam i bindur se me ndryshimin e qeverisë, prioriteti i parë që duhet të rregullohet, duhet të merren masa rigoroze kundër politizimit të gjyqësorit”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai shtoi se qeveria e re do të duhet të merr masa kundër gjyqtarëve konkret dhe prokurorëve konkret për përgjegjësi penale.

“Gjithashtu besoj se qeveria e re do merr masa kundër gjyqtarëve konkret dhe prokurorëve konkret për përgjegjësi penale, përveç asaj që quhet shkarkim nga detyra”, shtoi Kadriu.

Profesori universitar Temelko Ristevski thotë për Portalb.mk se në asnjë mënyrë kjo procedure duhet të përfundojë me kaq.

“Bëhet fjalë për një krim të rëndë gjegjësisht krime të rënda, kundër qytetarëve, shtetit. Kemi këtu baza për dyshim që është kryer krim apo shkelje penale ndaj të drejtës kushtetuese, kundër kryetarit të Parlamentit dhe vet parlamentit. Protestuesit me mjete të rënda ndryshuan kahjen e protestës duke e bërë atë të dhunshme dhe kjo sigurisht që është e ndaluar. Sipas njohurive të të drejtës penale janë bërë apo më mirë të themi ka dyshime pasi që për t’u bërë duhet të konfirmohet nga gjykata se a janë fajtorë apo jo, por ka dyshime bazë që janë kryer rreth 20 shkelje penale dhe në asnjë mënyrë kjo procedure duhet të përfundojë me kaq, d.m.th. të lirohen me kusht. Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe fajtorët të marrin dënimin që parashihet me ligj”, tha për Portalb, Ristevski.

Ndërkaq Gjykata Penale e cila i liroi 9 dhunuesit e Kuvendit të cilët më 27 prill rrahën deputetë, gazetarë, qytetarë, por dhe demoluan gjithçka, në vitin 2015, për shkak të pjesëmarrjes në protesta i dënoi 6 shqiptarë me nga 3 vjet burg./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button