Zaev në Bruksel në takim me Mogerinin

Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Bruksel do të merr pjesë në darkën e punës që e organizon përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogerini për kryeministrat e shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, për MIA-n konfirmoi se Zoran Zaev është ftuar ta përfaqësojë Maqedoninë në darkën e nesërme joformale të kryeministrave të gjashtë shteteve ballkanike me Mogerinin në Bruksel.

“Lidhur me atë se kush do të merr pjesë nga IRJ e Maqedonisë në këtë darkë, konfirmojmë se Zoran Zaev vjen si ‘i përcaktuar për kryeministër'”, tha Kocijançiç në një deklaratë për korrespondentin e MIA-s.

Siç informon zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, Zaev fillimisht do të realizojë takim bilateral me Mogerinin, ndërsa pastaj darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit.

Krahas kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Kosovës Isa Mustafa, të Serbisë Aleksandar Vuçiq, të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Deniz Zvizdiq nga Bosnja e Hercegovina, Zoran Zaev do ta prezantojë Republikën e Maqedonisë në darkën joformale që do të mbahet në ndërtesën e EEAS në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button