Ivanov në Moskë do të takohet me Putinin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Moskë do të realizojë takim me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Në suaza të vizitës së punës, gjatë ditës së djeshme Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin “Shenjtëria e tij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej i Dytë” për vitin 2016.

Çmimi prestigjioz ndërkombëtar i cili i ndahet presidentit Ivanov paraqet mirënjohje për angazhimet e tij në përforcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve, rolin e religjionit në shoqëri dhe vendosjen, gjegjësisht përforcimin e parimeve të tolerancës fetare.

Ivanov realizoi takime me Patriarkun e Kishës ortodokse ruse, Kirill dhe me episkopin Tihon, Vikar të Patriarkut të Moskës dhe të mbarë Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button