Kosova pushton Everestin (Foto)

Alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina, pushtuan Everestin dhe ngritën flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.

Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub kosovar, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë, transmeton Klan Kosova.

Kjo arritje është bërë me buxhet minimal.

Me këtë arritje, alpinistët kosovarë arritën e futën Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar majën më të lartë në botë.

Ata kanë arritë pikën 8848 metra në të njëjtën datë – 22 maj, sikur edhe, Flutura Ibrahimi – Uta por që e kanë pasur të pamundur që të tregojnë për këtë sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button