Xhaferi u takua me përfaqësuesen e UNDP në Maqedoni Luiza Vinton

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot realizoi takim me përfaqësuesen e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Luiza Vinton.

Vinton, siç informojnë nga Kuvendi, ka shprehur pritjen për kthim të shpejtë të Kuvendit si qendër e ngjarjeve politike në vend dhe së bashku me bashkëpunëtorët e saj, e kanë shfaqur mbështetjen e Kombeve të Bashkuara , posaçërisht të UNDP-së, të cilët qëndrojnë në dispozicion me përvojën e tyre afatgjatë dhe ekspertizën për mbështetjen e hapjes së parlamentit ndaj qytetarëve, mbikëqyrje e parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv, bashkëpunim të parlamentit me Ombudsmanin, komisionit antikorrupsion dhe institucione tjera të pavarura, si dhe përgjegjësi e parlamentit ndaj qytetarëve.

Theksoi se përvoja pozitive e Maqedonisë në ndërtimin e kohezionit multietnik dhe multikulturor, mund të gjejë reflektim të saj dhe të jetë shembull në të ardhmen, në pjesën e zhvillimit të barabartë rajonal dhe qasje të barabartë deri te të gjitha institucionet për të gjithë qytetarët.

Kryetari Xhaferi ka shprehur bindjen se nevojitet kthim i parimeve demokratike në institucionet e sistemit dhe besimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektimin e ndarjes së pushtetit.

Bashkëbiseduesit, siç theksohet në kumtesë, kanë shprehur pajtueshmëri se Kuvendi do të ketë rolin e tij në zbatimin e rekomandimeve nga grupi i ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian në pjesën e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, që mund të shërbejë si bazë për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen.

Xhaferi gjithashtu, ka informuar se si ish ministër i Mbrojtjes ka qenë nënshkrues dhe aktivisht është angazhuar për zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, e cila duhet të sigurojë pjesëmarrje të rritur të grave në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Vinton ka shfaqur shpresë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë deri në fund të këtij vitit, do ta ratifikojë të a.q Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, për të cilën UNDP qëndron në dispozicion të sigurojë informacione para ratifikimit të saj.

Në takim, siç theksohet në kumtesën nga Kuvendi, janë shfaqur angazhimet dhe gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button