Keni provuar ndonjëherë mollë të egra?

A i keni vënë re ato pemët e vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe? Zakonisht, këto lule çelin në stinën e pranverës dhe më pas ato i lënë vendin disa mollëve të vogla mjaft të këndshme. Kjo pemë njihet sipas termit botanik Malus, ndërsa në gjuhën popullore quhen mollë të egra.

Shpeshherë këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël. Pemët e mollëve të egra i gjejmë shpesh përreth duke qenë se ato fillimisht përdoren si pemë dekorative. Njerëzit preferojnë aspektin dekorativ të këtyre pemëve, sepse ato çelin lule dhe fruta të bukura. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme. Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve.

Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre. Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara.

Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer. Në një filxhan me mollë të egra ose në 110 gramë frut të freskët mund të gjeni  vlera ushqimore të mahnitshme: Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button