Afër 1 mijë kandidatë në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat me kandidatët e partive politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës, përjashtuar ato të minoriteteve, raporton KTV.

Listave u prijnë Kadri Veseli, Avdullah Hoti e Albin Kurti. Deputeten më të votuar të Kuvendit, Vjosa Osmanin, LDK-ja e ka vendosur afër numrit 100. Ajo kritikoi vazhdimisht partinë e saj për koalicionin me PDK-në. Kjo e fundit, nga lista ka larguar ish-shefin e grupit parlamentar, Adem Grabovci.

995 kandidatë për deputetë të Kuvendit do të kërkojnë votën e qytetarëve në këto zgjedhje të parakohshme.

Në një mbledhje pasdite të martën, KQZ-ja ka certifikuar listat e partive politike për deputetë të Kuvendit, por vetëm të partive shqiptare.

Kjo pasi janë ngritur dyshime se në listat e partive të komuniteteve ka edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, lista të cilat do të verifikohen deri të mërkurën.

Listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma-PD i prin Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Në PDK, jashtë listës ka mbetur ish-shefi i GP Adem Grabovci, i përfshirë në aferën Pronto, por edhe të tjerë ish-deputetë si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shukri Buja e Besim Beqaj.

Në të gjitha listat e partive politike janë përfshirë persona me aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Në LDK për një mandat tjetër garon edhe Naser Osmani, që është në proces gjyqësor për keqpërdorime që, sipas Prokurorisë, kanë ndodhur gjatë privatizimit të një fabrike.

Deputetja më e votuar në zgjedhjet e kaluara, Vjosa Osmani,është përfshirë në listë, por në numrin 81, më poshtë se këngëtari Labinot Tahiri e Teuta Rugova, që në gjithë mandatin një herë kishte bërë një pyetje të paqartë për një ministër.

Në zgjedhjet e kaluara, Osmani kishte marrë afër 40 mijë vota, duke u bërë deputetja më e votuar dhe kishte qenë e treta në listën e LDK-së.
Ajo nuk ishte pajtuar me bashkëqeverisjes PDK-LDK dhe kishte kritikuar partinë e saj për këtë koalicion vazhdimisht.

Në mbledhjen e KQZ-së ndërkaq ka pasur përplasje, kryesisht ndërmjet përfaqësuesit të PDK-së dhe atij të Vetëvendosjes për procesin e votimit nga jashtë.

Betim Gjoshi i PDK-së e ka krahasuar Vetëvendosjen me Listën Serbe.

Është bërë e ditur se deri tani nga lista preliminare të votuesve janë larguar 33 mijë e 542 votues, që kanë vdekur.

Nga lista janë hequr edhe 19 mijë e 796 votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button