Reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar

Reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë e prëforcuar sot pasdite e kaploi Shkupin, ndërsa në periudhën prej 16:30 deri në 17:30 në vendin matës “Zajçev Rid” janë matur 32 litra shi në metër katror, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Tani proceset në Fushëgropën e Shkupit janë më të dobëta, por edhe në ditët në vijim priten reshje dhe dukuri më e rrallë e bubullimave.

Në territorin e Maqedonisë për momentin është e përqendruar një valë shumë e fuqishme konvektive në rajonin e kavadarit dhe Negotinës me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar, ndërsa sipas pasqyrës së radarit sipas të gjitha gjasave edhe me dukuri të breshërit. Mot jostabil ka edhe në rajonin e Shtipit, në perëndim të probishtipit dhe rreth Pehçevës.

Deri në fund të ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, që do të përqendrohet edhe në orët e natës, me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button