Flet Mushkolaj, Isa Mustafa “inatçor” kështu vendosi ta ndëshkojë Vjosa Osmanin!

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se strategjia e ndëshkimit, duke i vënë numrin 81 si deputet Vjosa Osmanit është e gabuar dhe se është dashur që ajo të renditet më lartë, raporton Gazeta Blic.

Sipas Mushkolajt, pavarësisht vendimit të Isa Mustafës të cilin e sheh si inatçor dhe të papërmisueshëm, Osmani prapë se prapë do të votohet nga elektorati i LDK-së.

“Pavarësisht ku e kanë radhitur, besoj se Vjosa Osmani do të votohet mjaftueshëm nga elektorati i LDK-së. Kjo strategji e ndëshkimit është e gabuar dhe Osmani është dashur të radhitet më lart në listë. Por, duket se Isa Mustafa, si një inatçor i papërmirësueshëm, ka vendosur që ajo të jetë në fundin e listës”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe në zgjedhjet e vitit 2014 Vjosa Osmani ka pasur numrin 3 ndërsa orë më parë është publikuar edhe lista zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës ku shihet se Vjosa Osmani posedon numrin 81 si kandidate për deputete.

Para Osmanit janë vendosur emra si Lumir Abdixhiku, Vlora Dumoshi, Kujtim Shala, Labinot Tahiri, Ilir Deda etj…/GazetaBlic.com/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button