Prilli futi Maqedoninë në tranzicion të ri historik

Terrori i 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë paraqet tranzicion të ri historik për Maqedoninë. Nëse më vitin 1990 Maqedonia fitoi pavarësinë, ajo me 27 prill të 2017 fitoi demokracinë. Sërish, sipas ish-ambasadorit të Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin kjo nuk duhet të shikohet si masë e dobishme, por si përpjekje e nxitjes së konflikteve ndëretnike të cilat krahas në Maqedoni, kanë qenë problem i madh edhe në Ballkan, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia është përballë dy herë me tranzicione, njëherë kur ajo u largua nga sistemi federalist, kur u mëvetësua si shtet dhe më pas kur përjetoi 27 prillin i cili solli në pah një Maqedoni unitare dhe demokratike. Kjo ngjarje solli në Maqedoni normën e balancimit të të drejtave ndëretnike. Gjendja e deritanishme na ka treguar për një kontroll të madh ndaj pushtetit, mediave dhe lirisë së shprehjes. Nuk dua ta vlerësoj 27 prillin si masë për kthim të demokracisë në Maqedoni, por si përpjekje për prishje të marrëdhënieve ndëretnike”, tha Ruzhin.

Maqedonia dhe ëndrra e saj evropiane

Nga ana tjetër, juristja Besa Arifi, vlerësoi gjendjen e Maqedonisë në këndvështrim të integrimit në BE dhe NATO dhe tha se ngecjet në këtë drejtim kanë bërë që të paguhet çmim i lartë.

“Maqedonia ka paguar çmim të madh në rrugën integruese të saj në NATO dhe BE. Ky çmim nuk ka penguar vetëm zhvillimin e Maqedonisë por edhe ka penguar integritetin e saj. Qeveria e re do të ketë shumë punë për të bërë në këtë pikëpamje”, tha Arifi.

Edhe ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer vlerësoi se Maqedonia ka humbur shumë kohë dhe se Qeveria e re duhet të jetë korrekte me qëllim që ta merr hapin e duhur Maqedonia por edhe Ballkani në përgjithësi.

“Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën e integrimit në NATO dhe BE prandaj Qeveria e re duhet të jetë korrekte dhe të kthejë kohen e humbur. Për këtë gjë organizata joqeveritare kanë bërë një punë të rëndësishme dhe duhet të vazhdojnë me të njëjtin tempo. Gjatë viteve të fundit kriza politike dhe sociale ka qenë e pranishme në shumë raste dhe kjo ka bërë që shumë të rinj edhe të protestojnë për këtë gjë. Rruga e të rinjve duhet të jetë e drejtë dhe e duhur prandaj Qeveria e re duhet të jetë korrekte në ndaj tyre dhe të krijojë një stabilitet në Ballkan”, tha Althauzer.

Ndërsa Nano Ruzhin për këtë çështje tha se kjo mund të shikohet si në aspekt të gjeopolitikës por edhe gjeoekonomisë botërore.

“Nga njëra anë kemi retorikën ruse e cila tenton ndikimin në Ballkan, pastaj po me të njëjtën retorikë vjen edhe politika trumpiste me ndikimin e saj në botë dhe në fund kemi Malin e Zi e cila me integrimin e saj në BE tregon shembullin që duhet të ndiqet nga Maqedonia”, tha Ruzhin.

Të gjitha këto vlerësime u bënë në debatin me temë “Hyrje në Kuvend, dalje nga kriza, integrim në BE” që u organizuar nga OJQ “Jef Maqedoni” në partneritet me OJQ “Europe talks” dhe Fondacionit “Friedrich Ebert”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button