Xhaferi u takua me ambasadoren kineze Lishian

Marrëdhëniet e vendosura miqësore mes Maqedonisë dhe RP të Kinës duhet të kultivohen me përkushtim të fuqishëm dhe besim të ndërsjellë, vlerësuan kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ambasadorja e RP të Kinës në Republikën e Maqedonisë, Jin Lishian në takimin e sotëm në Parlament.

Ambasadorja, informojnë nga shërbimi kuvendor për media, në fillim të takimit ia uroi zgjedhjen Xhaferit në funksionin kryetar i Kuvendit dhe i ka dorëzuar urim zyrtar nga kryetari i Komitetit të përhershëm të Kongresit popullor mbarëkinez, Xhang Dezhiang me këtë rast.

Ajo e ka theksuar gatishmërinë e mëtejme të RP të Kinës për bashkëpunim me të ngushtë me Republikën e Maqedonisë në planin bilateral, posaçërisht mes parlamenteve të dy shteteve dhe ka shprehur pritje se Xhaferi, si kryetar i sapozgjedhur i Kuvendit, do të jep kontribut të fuqishëm në përforcimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve mike dhe qytetarëve të saj.

Xhaferi e ka informuar ambasadoren me ngjarjet aktuale në planin e formimit të qeverisë së re, pas çka ka theksuar se do vijojë formimi i trupave punues në Kuvend, delegacioneve dhe grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të caktuara.

Njëkohësisht, e ka informuar ambasadoren se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në disa mandate të njëpasnjëshme, formon Grup deputetësh për bashkëpunim me RP të Kinës, me çka e tregon përkushtimin e saj dhe interesat për kultivimin, përforcimin dhe thellimin e lidhjeve më të ngushta ndërparlamentare.

Ai e ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë me homologun e tij nga Kongresi popullor mbarëkinez në një të ardhme të afërt.

“Bashkëbiseduesit folën edhe për pritjet se qeveria e re do të vazhdojë në rrugën e bashkëpunimit afatgjatë me RP të Kinës, posaçërisht lidhur me projektet tashmë të filluara në infrastrukturë dhe në procesin arsimor, si dhe në kontekst të nismës së presidentit kinez Shi Xhiping për ripërtëritjen e ‘Rrugës së mëndafshtë’, gjegjësisht projektin 16+1, i cili ka të bëjë me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore nga njëra anë dhe RP të Kinës, nga ana tjetër. Ky mega projekt e përfshinë edhe Republikën e Maqedonisë dhe realizimi i tij do të paraqes impuls të fuqishëm të zhvillimit shoqëror, ekonomik, infrastrukturor dhe të biznesit të të gjitha vendeve pjesëmarrëse” njoftoi shërbimi kuvendor për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button