Nga një shtëpi në Shkup janë vjedhur para dhe stoli në vlerë prej 3,8 milionë denarëve

Kryes të panjohur mbrëmë kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë, pronë e I.E. (29( në rr. “Gruica Vojvoda” në Shkup, me ç’rast kanë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej afërsisht 3,8 milionë denarëve.

Siç informoi në buletinin e sotëm MPB-ja, vjedhja është kryer në periudhë prej orës 21:15 deri në orën 22:00, kështu që kryesit kanë hyrë me dhunë përmes derës së ballkonit në katin përdhesë.

“Kryesit kanë hulumtuar dhe kanë përmbysur nëpër hapësirat, me ç’rast në dhomën e gjumit kanë gjetur dhe kanë marrë një arkë metalike në të cilën ka pasur para në vlerë prej rreth 600.000 denarëve, disa lira të arit në vlerë rreth 1.800.000 denarë, stoli të ndryshe ari në vlerë prej rreth 2.100.000 denarëve dhe dy ora dore. Në atë mënyrë kanë përfituar dobi pronësore kundërjuridike prej rreth 3.780.000 denarëve”, theksojnë nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB SHkup. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button