Gjykata që i liroi dhunuesit e Kuvendit, është po ajo që i dënoi shqiptarët protestues me nga 3 vjet burg (FOTO)

Gjykata Penale e cila sot i liroi 9 dhunuesit e Kuvendit të cilët më 27 prill rrahën deputetë, gazetarë, qytetarë, por dhe demoluan gjithçka, në vitin 2015, për shkak të pjesëmarrjes në protesta i dënoi 6 shqiptarë me nga 3 vjet burg, njofton Portalb.mk.

LEXO: 9 dhunuesit e Kuvendit në liri

Gjykata e Apelit në fund ta janarit të vitit 2015 e vërtetoi fajësinë e 6 protestuesve kundër rastit “Monstra”, të arrestuar gjatë protestave masive të verës së vitit 2014. Apeli pranoi pjesërisht ankesën e 6 të akuzuarve dhe u hoqi nga 6 muaj secilit, nga dënimi prej 3 vjetësh të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Familjet e të dënuarve në protesta kërkuan që pushteti (VMRO-DPMNE – BDI) të lejojë që ligji të zbatohet njësoj, si në rastin e “Gjorçe Petrovit” ashtu edhe në rastin “Monstra”, dhe ligji të zbatohet njësoj si në Tetovë ashtu edhe në Shkup. I bëjmë apel partisë në pushtet, të mos e keqpërdorë votën e qytetarëve për interesa personale”, thanë atëherë familjarët e të dënuarve.

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014-666
Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014-666

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Për shkatërrimin e pronave shqiptare në Gjorçe Petrov në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, Gjykata nuk dënoi me burg asnjë prej protestuesve maqedonas. Për protestat kundër rastit “Monstra” në Tetovë, Gjykata e Tetovës dha vetëm dënime me kusht për të akuzuarit.

6 protestuesit e arrestuar në Shkup, Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi u dënuan fillimisht me 3 vjet burg, ndërsa pas ankesës, dënimi u ul në 2 vjet e gjysmë.

Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini
Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini gjatë protestave në Gjorçe Petrov
Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini gjatë protestave në Gjorçe Petrov
Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini gjatë protestave në Gjorçe Petrov
Protesta në Gjorçe Petrov
Protestat në Gjorçe Petrov
Lokalet e shqiptarëve në Gjorçe Petrov
Lokalet e shqiptarëve në Gjorçe Petrov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button