LSDM: Personat e siguruar nuk do të paguajnë participim për mjekim spitalor

Milla Carovska, kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale dhe Zllate Mehmedoviq anëtar i Komisionit për Shëndetësi, sot morën pjesë në debat me përfaqësues të organizatës LIL, për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve dhe me përfaqësues të tjerë të sektorit civil, si dhe me përfaqësues të institucioneve me të cilat kanë biseduar për mjekim falas spitalor për shfrytëzuesit e asistencës sociale kumtuar nga LSDM-ja.

Kjo masë, siç ka sqaruar Mehmedoviq, është pjesë e Programit të Qeverisë së re reformuese dhe ka të bëjë me të gjithë qytetarët.

“Të gjithë ata që kanë sigurim shëndetësor do të lirohen nga participimi në spital. Vlerësojmë se kjo masë do ta lehtësojë ngarkimin financiar të të gjithëve, veçanërisht të pranuesve të asistencës sociale. Shuma për ndihmën sociale në të holla është shumë e vogël, prej 2.000 deri në 6.000 denarë, larg nën pragun e varfërisë. Ndërsa sot varfëria ka marrë hov. 180.000 njerëz, sipas OBSH-së jetojnë me nga 40 denarë në ditë. 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë. Paratë për këtë masë, që llogaritëm se është 420 milionë euro në vit, tani do të jenë në barë të shtetit i cili do të obligohet që ta financojë këtë mjekim spitalor”, tha Mehmedoviq.

Siç sqaroi, për sëmundjet respiratore, sëmundjen obstruktive kronike në mushkëri participimi është diku 1.800 denarë, ndërsa për vendosjen e bajpasit është rreth 6.000 denarë dhe se në kushte të jetës me stres dhe me ndotje të madhe të ajrit, për qytetarët të cilët disa herë përfundojnë në spital, kjo masë do të jetë lehtësim i madh.

Në debat është përshëndetur hapi që e bën LSDM-ja si kryesuese e Qeverisë së re reformuese, me atë që tashmë është përgatitur ligji i cili do të mundësojë mjekim spitalor falas për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button