Shtyhet dëshmia e Comey para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka shtyrë paraqitjen e tij para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që ishte paraparë të mbahet më 24 maj, ka thënë kryetari i panelit, shkruan REL.

Kryetari republikan i këtij Komiteti, Jason Chaffetz, ka thënë se Comey “dëshiron të flas me Këshilltarin e Posaçëm Robert Mueller, përpara se të dëshmojë publikisht”.

Ende nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të jap dëshminë e tij.

Comey, i cili u shkarkua më 9 maj nga presidenti Donald Trump, ishte paraparë që të dëshmonte para Komitetit për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e FBI-së për lidhjet e dyshuara Rusi-Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, më 17 maj ka emëruar Mueller, ish-shefin e FBI-së, si Këshilltar të Posaçëm për të mbikëqyrur hetimin mbi bashkëpunimin e mundshëm në mes të Rusisë dhe ekipit të Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Comey ka qenë në qendër të disa informacioneve të publikuara në media, që prej se është shkarkuar nga Trump. Ka pasur raportime se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Micheak Flynn.

Chaffatz ka kërkuar nga FBI që t’i dorëzojë Komitetit dokumentet dhe incizimet që lidhen me komunikimet në mes të Comey dhe Trump.

Chaffetz ka thënë se Komiteti është duke shikuar nëse Trump ka tentuar që të ndërhyjë ose pengojë në hetimin e FBI-së mbi Flynnin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button