DOKU:TECH do të mbajë prezantim edhe në Shkup

Banorët e Shkupit dhe gjetiu do të mund të mësojnë gjithçka në lidhje me konferencën e teknologjisë dhe inovacionit, “DOKU:TECH” e cila mbahet në Prishtinë.
Këtë mundësi do ta kenë në prezantimin promovues të konferencës apo “Open House” në Shkup me datë 26.05.2017 në Qendrën Teatrore për Fëmijë me fillim në ora 14.00. Kliko këtë link për të parë ku gjendet QTF.

“Duke u nisur nga fakti që interesimi i të rinjve për të ndjekur folës të njohur nderkombëtarisht, punëtori të ndryshme në fushën e teknologjisë është shumë i madh, edhe këtë vit DOKU.TECH mban “Open House” apo prezantim promovues të ngjarjes edhe në Shkup me ndihmën e Fondacionit Metamorfozis” thonë organizatorët për Portalb.mk.

 

Konferenca DOKU.TECH po vjen!

  • Folës me famë botërore do të diskutojnë temën: Shpresa, frika dhe gjithçka në ndërmjet;
  • Punëtori/ Master klasa te dizajnuara për të mësuarit praktik;

DOKU.TECH është një ndër konferencat lidere të teknologjisë në Ballkan dhe mbledh në Kosovë adhurues të teknologjisë nga e gjithë bota. Këtë vit, DOKU.TECH do të mbahet me 10 dhe 11 Qeshor, në Prishtinë në objektin e Termokiss, dhe pastaj vazhdon me 5 Gusht në Prizren gjatë festivalit të filmit, DokuFest. Kjo konferencë organizohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me partnerët tanë tradicional nga SHARE Foundation dhe Dokufest.

DOKU.TECH-u është një event annual dy-ditor i cili bashkon individë dhe talentë të teknologjisë me krijuesit e së ardhmes, ekzekutivët dhe shpikësit teknologjik. Gjatë tri viteve te fundit, kjo konferencë ka pasur më shumë se 3,000 pjesëmarrës dhe më shumë se 50 folës me famë botërore.

Më shumë informata ka në ueb-faqen e DOKU.TECH 2017 ku ka dhe detaje për gjithë folësit.

Ja disa nga folësit:

David Batstone Profesor, aktivist dhe ndërmarrës.

Themeluesi vizionar dhe drejtori menaxhues i Just Business, një firmë investimi për ndikimin social, David ndan modelin e tij unik për zhvillimin e ndërmarrjeve të suksesshme që krijojnë mundësi për të gjithë.

Birgitta Jonsdottir Udhëheqese dhe reformatore.

Ajo ka specializuar në ligjbërjen e shekullit të 21-të me fokus në demokracinë e drejtpërdrejtë, lirinë e shprehjes, informimin dhe privatësinë digjitale. Birgitta është një hakere/ Poetikane në parlamentin Islandez. Birgitta është aktiviste për një kohë të gjatë dhe ka qenë vullnetare e WikiLeaks kur rrjedha më e madhe në historinë njerëzore u hodh në krahët dixhitalë të organizatës.

Matan Berkowitz Artist nderdisiplinor, ndermarrës – Forbes 30 Under 30.

Matan jeton në lidhjen e artit, teknologjisë dhe ndikimit pozitiv. Shpikjet e tij përkthejnë sinjale fizike (si valët e trurit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet) nga trupi i njeriut në muzikë, kthejnë objektet e përditshme në instrumente dhe kanë fituar çmime në Angli, Francë, Izrael, Gjermani dhe Suedi.

Organizatorë:

IPKO Foundation – Qëllimi i Fondacionit IPKO është nisja dhe mbështetja e zhvillimit të një gjenerate të re të liderëve me një vizion digjital për Kosovën. Keta liderë mund të vijnë nga cilado diciplinë por i bashkon pasioni i tyre për teknologjinë, diturinë, internetin, dhe informimin.

Partnerët:

SHARE Foundation është një organizatë jo-profitabile e cila funksionon ne Beograd, e përkushtuar ndaj mbrojtjes të së drejtave të qytetarëve online dhe promovimit të vlerave pozitive të transparencës, decentralizimit, aktivizmit te mediave sociale, aksesit te lire dhe shkëmbimit të njohurive, informacionit dhe teknologjisë.

DOKUFEST – DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër, është festivali më i madh i filmave në Kosovë. Çdo vit, festivali mbush kinematë dhe vende të improvizuara rreth qendrës historike të qytetit të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmave të përzgjedhur nga e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button