KB-ja e dënon provën e fundit raketor të Koresë Veriore

Këshilli i sigurimit i KB-së mbrëmë, sërish, e dënoi testimin e raketës balistike dhe për herë të dytë në afat prej një muaji, u kërcënua me sanksione edhe më të vështira për Korenë Veriore, lajmëroi TASS.

Në deklaratën e miratuar, 15 vende anëtare të Këshillit  e kanë quajtur sjelljen e Phenianit “destabilizuese, të ashpër dhe provokuese”, duke kërkuar nga Koreja Veriore të heq dorë nga zbatimi i raketave dhe provave bërthamore.

KS-ja do të mblidhet sot pas dyerve të mbyllura për të biseduar për kërkesën e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë Jugore për provën e kryer më 21 maj të raketës balistike me arritje të mesme.

Personalisht lideri i vendit totalitar Kim Xhong-un, i cili vetë ka udhëhequr me testin, është lavdëruar se ishte e suksesshme dhe ka pasur për qëllim “vlerësimin e indikatorëve teknikë të këtij sistemi të armatosur në kushte të luftës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button