Shtatë deputetë të koalicionit VMRO-DMNE të dyshuar për terrorin në Kuvendin e Maqedonisë (VIDEO)

Shtatë deputetë të koalicionit të VMRO-DPMNE-së kanë ditur dhe kanë marrë pjesë në hapjen e dyerve kryesore të Kuvendit në terrorin e 27 prillit. kështu vërtetojnë incizimet e fundit të asaj dite nga kamerat brenda Kuvendit e të cilat u publikuan nga TV Telma, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për deputetët Krsto Mukoski, Lluben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Ilija Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE-ja dhe Lupço Dimovksi nga Partia Socialiste e Maqedonisë.

Në tërë aksionin për hyrje në Kuvend kanë marrë pjesë të punësuar nga Agjencia për Intelegjencë, dhe Armata e Republikës së Maqedonisë. Në incizimet shihet se si një pjesë e deputetëve i orientojnë terroristët në drejtime të ndryshme në Kuvend që kur Vasillevski dhe Mokoski hapën dyert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button