“Shkupi lexon” vjen të enjten (FOTO)

Qendra Informative Kulturore (QIK) më 25 maj 2017 (e enjte) sjell manifestimin tradicional “Shkupi lexon” që do të mbahet në parkun përballë Kalasë së Shkupit, njofton Portalb.mk.

Prej orës 17:00 – 18:00 do të lexojnë grupi i të rinjëve, ndërsa prej 18:00-20:00, vazhdohet me shkrimtarë të mirënjohur.

“Shkupi lexon” është takim që mbahet për herë të dytë në Shkup, kur organizues të sivjetmë janë Lindita Ahmeti, shkrimtare dhe Arlinda Baftiu.

Në manifestim do të marrin pjesë poet e shkrimtarë të brezave të ndryshëm këtu do t’i lexojnë krijimet e tyre para publikut artdashës shkupjan dhe të qyteteve tjera të Maqedonisë, të cilët do të promovojnë një kryeqytet ku është e pranishme me gjithë bukurinë e vet edhe kultura shqiptare.

Manifestimi do të përcillet nga tingujt e bukur të muzikës së Jehona Band.

Image may contain: 11 people, people smiling, text

Image may contain: 26 people, people smiling

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button