Është zbuluar grup ndërkombëtar për krim kompjuterik

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë më 19 maj kreu bastisje të koordinuara me ç’rast janë siguruar materiale dëshmuese dhe është konfiskuar pajisje kompjuterike nga persona për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë pjesë e grupit ndërkombëtar kriminel.

Siç kumtoi MPB, aksioni është në kuadër të operacionit njëvjeçar “Dërgesa” të Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, pas paraqitjes nga ana e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë – Sektori për kontroll për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”.

Pajisja e marrë kompjuterike i është dorëzuar Sektorit për forenzikë digjitale pranë MPB të RM-së, me qëllim të pëgatitjes së analizës plotësuese forenzike dhe përcaktimit të dyshimeve për pjesëmarrje të personave tëp involvuar në grup ndërkombëtar kriminel.

Si plotësim në hetim, në nëntor të vitit të kaluar, nga ana e shërbimeve policore nga Njësia për krim kompjuterik në Minsitrinë e Punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, është marrë informatë se veprojnë rreth rastit ku është regjistruar keqpërdorim kompjuterik i sistemit të tyre doganor dhe se disponojnë me informata për ekzistim të grupit ndërkombëptar kriminel në të cilin si anëtarë marrin pjesë edhe shtetas të Maqedonisë”, ceket në kumtesën e MPB-së.

Pas këmbimit të ndërsjelltë të informatave operative dhe të dhënave të cilat kanë të bëjnë me identifikimin e mundshëm dhe konstatimin e shtetasve të Maqedonisë të involvuar në vepra penale dhe sigurim të informatave të hollësishme për prejardhjen dhe mënyrën në të cilën funksionon grupi kriminel, me ndërmjetësim të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor (qendra SELEK) ishin organizuar edhe takime pune në të cilat është formuar ekip i punës për hetim të përbashkët të aktiviteteve të grupit të organizuar kriminel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button