Celine Dion,Mbresëlënëse! Performon “My Heart Will Go On” në 20 vjetorin e këngës së ‘Titanikut’ (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka qenë padyshim surpriza më e bukur në mbrëmjen e “Billboard Music Awards 2017”.

Në këtë mbrëmje e cila ndau shumë çmime, dhe kurorëzoi mbretin e saj reperin Drake, e ftuara speciale, këngëtarja Celine Dion, performoi live këngën e saj historike “My Heart Will Go On”, me ç’rast shënoi edhe 20 vjetorin e këtij krijimi muzikor, transmeton Telegrafi.com. 

Në një performancë spektakolare, ku dritat dhe ndriçimi nuk munguan, Celine u shfaq në mes të publiku me një fustan të bardhë, duke filluar të këndojë me përpikmëri këngën, pa gabuar në as edhe të vetmen notë dhe pa shënuar asnjë stonaturë, transmeton Telegrafi.

“My Heart Will Go On” është një krijim i James Horner dhe Will Jennings, gjersa kjo këngë iu fal “Titanikut” si kolonë zanore, ndaj edhe bart peshë kaq të madhe, sepse njihet si ndër baladat më të bukura të dashurisë.

“Kjo këngë do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol kaq të madh në karrierën time”, ishte shprehur javë më parë në një intervistë, këngëtarja Celine Dion.

 

333-2

1111-2 celine

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button