Thaçi: Përgjegjësit e masakrës në Burgun e Dubravës duhet të dalin para drejtësisë

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës shënon sot 18-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Me këtë rast, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar këtë masakër për të cilën ka thënë se vrasësit duhet të dalin para drejtësisë, përcjell Koha.net.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sot është përvjetori i tetëmbëdhjetë i masakrës në Burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 300 të tjerë.

Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button