“Grevë e Përgjithshme” në mbështetje të palestinezëve në grevë urie

Në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor nisi greva e përgjithshme me qëllim të solidarizimit me palestinezët të cilët ndodhen në ditën e 36-të të grevës së urisë në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes për “hyrjen në grevë në të gjitha sferat e jetës” së Komitetit të Mbështetjes Kombëtare të të Burgosurve në Grevë Urie, i formuar nga grupe të ndryshme të rezitencës palestineze, sot dyqanet si dhe institucionet publike dhe private, shkollat dhe universitetet mbyllën dyert e tyre, kurse edhe trafiku dhe transporti në zonat urbane u ndërpre.

Kreu i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Kadura Faris, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Po vazhdojmë kontaktet mes zyrtarëve izraelitë dhe palës palestineze lidhur me kërkesat e të burgosurve në grevë urie, mirëpo ende nuk është arritur në ndonjë rezultat”.

Duke theksuar se kontaktet nuk janë në fazën e negociatave Faris bëri të ditur se pala izraelite ka pretenduar se në rast të përfundimit të grevës së urisë nga të burgosurit palestinezë, ata mund ta plotësojnë shumicën e kërkesave të paraqitura, por që pala palestineze po vazhdon të insistojë që plotësimi i kërkesave të ndodhë para se që greva e urisë të përfundojë.

Në shenjë mbështetjeje të të burgosurve të cilët po vazhdojnë grevën e urisë, pritet që sot gjatë ditësë të organizohen marshime në qendrat e qyteteve të Bregut Perëndimor dhe në pikat e kontaktit me ushtarët izraelite.

Më shumë se 1.500 të burgosur palestinezë ndodhen në ditën e 36-të të grevës së urisë të cilën e nisën më 17 prill për “përmirësimin e kushteve për të burgosurit si dhe që Izraeli t’u japë fund arrestimeve dhe shkeljeve të të drejtave” dhe me thirrjen nga Mervan Bergusi i cili ndodhet prej 15 vitesh i burgosur dhe i cili është një prej simboleve të rezistencës palestineze.

Ndërsa dje edhe 200 palestinezë të burgosur kanë hyrë në grevë urie për të protestuar kundër kushteve të këqija në burgjet izraelite.

Të burgosurit palesntinezë me këtë përpiqen që të “ushtrohet presion mbi qeverinë e Tel Avivit dhe zëri i tyre të dëgjohet”. Ndaj kësaj greve krahas Hamasit dhe lëvizjes Xhihadi Islamik mbështetje japin edhe të gjitha lëvizjet e tjera palestineze.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet, përfshirë edhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë plaestinezë nga të cilët 481 në Jerusalemin Lindor ku 57 prej tyre janë gra dhe 300 fëmijë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button