Ja për çfarë biseduan Sela dhe Zaev (VIDEO)

Takimi i sotëm mes liderëve të partive LR-PDSH dhe LSDM, Ziadin Sela dhe Zoran Zaev, ka mbaruar, njofton Portalb.mk.

Pas takimit, Zaev, nuk ka diskutuar në lidhje me atë se për çfarë është diskutuar, megjithatë ka thënë se do të dërgojë kumtesë deri te mediat.

Zaev, përpara takimit tha se është kënaqur se si rrjedhin bisedimet për formimin e Qeverisë së re dhe se që nga nesër do të fillojnë më detajisht të bisedojnë për ndarjen e resorëve.

Njëkohësisht ai tha se, po bën përpjekje që sa më shpejtë të dorëzojë në Kuvend propozim për formimin e Qeverisë së re, pasi që siç tha “është në interes të qytetarëve, por edhe për shkak obligimeve ndaj Brukselit, gjegjësisht perspektivave euroatlantike të Maqedonisë.

Ndërsa në kumtesën e dërguar nga LR-PDSH pas këtij takimi thuhet se “në këtë takim u bisedua për formimin e Qeverisë së re reformatore, për modalitetet dhe principet e një bashkëqeverisje ndryshe, nga kjo e tanishmja duke ju dhënë përparësi prioriteteve të domosdoshme për ndryshime rrënjësore dhe pozitive të sistemit politik”

U bisedua për funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë politiko-ekonomike , zhvillimin ekonomik-social si dhe atë integrues të vendit që sa më parë Republika e Maqedonisë të integrohet në strukturat euroatlantike.

Në paraqitjen e parë para mediave pas ndodhive në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, Sela deklaroi se pa marr parasysh nëse do kenë apo jo poste ato do e përkrahin qeverinë e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button