Pse pallati i VMRO-DPMNE-së po shkon nën ngrirje

VMRO-DPMNE në mënyrë joligjore e ka fituar pallatin “Hristo Tatarçev”, në të cilin ndodhet selia e partisë, këtë e zbulon procedura hetimore e quajtur “Talir” që sot e hapi Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe në të cilën i dyshuari i parë është kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Objekti ndodhet në vendin e ndërtesës së njohur të verdhë të VMRO-DPMNE-së.

Pallatin e ka ndërtuar firma “Beton”-Shkup e biznesmenit Minço Jordanov, që kur partia me marrëveshjen prej vitit 2012 ia ka dhënë tokën afër rrugës “Maqedonia” firmës, ndërsa e njëjta u detyrua ta ndërtojë objektin dhe një pjesë të tij të ia jep VMRO-DPMNE-së sipas parimit “me çelës në dorë”. Ndërsa pjesa tjetër duheshte të jetë hotel, por akoma nuk është përfunduar, transmeton BIRN.

Marrëveshjen e ndërtimit të objektit mes VMRO-DPMNE-së dhe “Beton”, PSP e trajton si donacion nga kompania ndërtuese për një parti politike, sepse në të ka pasur të drejta jo të barabarta dhe detyrime mes partnerëve në favor të partisë.

Me fjalë të tjera, VMRO-DPMNE e ka dhënë vetëm tokën me vlerë prej 1 milion e 250 mijë eurove, ndërsa sipas vlerësimit të PSP-së ka marrë pallat me vlerë prej 6.9 milionë eurove dhe plus 2 milionë euro me para, sepse hapësira e pallatit që e ka marrë partia ka qenë për 634 metra katror më e vogël se marrëveshja, për atë partnerët u morën vesh edhe për para.

Janë investuar 1 milion e 250 mijë euro nga VMRO-DPMNE dhe pasuri të patundshme me vlerë prej pothuajse 9 milionë eurove, ndërsa dallimi PSP prej 7.8 milionë eurove e konsideron si donacion  joligjor të firmës për partinë.

Pse PSP konsideron se marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe “Beton” është donacion joligjor?

Duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE për investimin e 1 milion e 250 mijë eurove ka marrë pasuri dhe para në vlerë të përgjithshme prej 9 milionë eurove, ekipi i Katica Janevës dallimin e sheh për donacion, ndërsa PSP në mëniyrë joligjore sheh në atë se sipas ligjit, firma e cila për momentin kryen shërbime për organet shtetërore ose për institucionet publike, gjegjësisht punon për tender, nuk guxon të dhurojë për partinë politike.

Përveç kësaj, ligji parasheh që partitë të refuzojnë dhe në afat prej 30 ditëve t’i kthejnë donacionet e tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button