Evakuohet selia e socialdemokratëve në Berlin

Policia gjermane paradite i evakuoi të punësuarit dhe të pranishmit në selinë e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), për shkak të një sendi të dyshimtë të gjetur në sektorin për pranim të dërgesave postare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Gjatë aksionit policor, nga ndërtesa e SPD-së në Berlin janë evakuuar edhe përfaqësues të lartë të partisë, të cilët në atë kohë kanë mbajtur takim partiak kushtuar zgjedhjeve parlamentare federale të caktuara për më 24 shtator.

Pas kontrolleve nga ana e policisë, të gjithë të punësuarit dhe anëtarët e partisë janë kthyer në ndërtesën e emëruar sipas ish-liderit të partisë dhe kryeministër i dikurshëm të Gjermanisë, Vili Brand.

“Nuk gjetëm asgjë të rrezikshme”, deklaroi një përfaqësues i policisë, pa dhënë hollësi për llojin e lëndës së gjetur në selinë e SPD-së.

Në mars të këtij viti autoritetet gjermane zbuluan pako me përmbajtje shpërthyese në Ministrinë gjermane të Financave, që është adresuar deri te ministri resor Volfgang Shojble. Përgjegjësinë për tentimin për sulm e mori organizata militante greke “Qelia e komplotit të zjarrtë”, të cilën Shojble e konsideron për “fajtor” për masat radikale të kursimit të imponuara në Greqi nga BE-ja dhe FMN-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button