Është sulmuar një person në parkingun afër Televizionit të Maqedonisë

S.J. nga fshati i Shkupit Bojanë mbrëmë vonë ishte sulmuar në parkingun afër RTVM nga dy persona të panjohur, mashkull dhe femër.

Siç kumtoi MPB, së pari e kanë kërcënuar me thikë, prëderisa e ka nisur automjetin e tij “Golf”, pas çka ia kanë marrë telefonin celular “Ajfon 5” dhe 2.000 denarë.

Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në rrugën “Keji Dimitar Vllahov” pn, ndërsa hajnat pas vjedhjes janë nisur në drejtim të panjohur.

Po ndërmerren masa për gjetjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button