Parashtrohet kallëzim penal për sulmin ndaj liderit të LSDM-së në Kuvend

Njësiti për krim të dhunshëm në SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar një kallëzim penal, kundër personit J.Ç. (28) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale – “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 385 nga KP i RM-së.

Siç njofton MPB-ja, i denoncuari më 27 prill të vitit 2017 rreth orës 19 në rr.”11 Tetori”, pasi me përdorimin e dhunës ka hyrë dhunshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, është nisur për në pres sallën 3 ku ka qenë sigurimi i kryetarit të LSDM-së me ç’rast ka filluar ta shtyjë dhe tërheqë. I njëjti, në një moment ka arritur t’i afrohet kryetarit të LSDM-së të cilin fizikisht e ka sulmuar duke e goditur me këmbë në stomak.

Nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm është siguruar video incizim me aksionet të cilat i ndërmerr dhe është përgatitur foto album.

Nga data 19 i këtij muaji i denoncuari J.Ç. është thirrur, është realizuar bisedë në të cilin ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale, ndërsa në konsultim me Prokurorin publik pas bisedës së realizuar i njëjti është liruar.

Deri te Prokuroria Themelore Publike, sipas MPB-së, është dërguar një Njoftim lidhur me veprimet e personit të autorizuar zyrtar M.M. (45) nga Ohri, i punësuar në Njësitin për hetime pranë SPB Shkup.

I njëjti edhe pse ka qenë zyrtarisht i angazhuar për reagim pas protestës së paralajmëruar nga shoqata qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” si sigurim fizik i protestës, rreth orës 19 kur pjesa më e madhe e qytetarëve pjesëmarrës në protestë dhunshëm kanë hyrë në Kuvend përmes hyrjes kryesore, M.M. ka hyrë në Kuvend me ç’rast edhe  pas informatave të deklaratës së tij dhe deklaratës së A.A., i punësuar si Inspektor suprem në Sektorin për mbrojtje të disa personaliteteve dhe objekteve të caktuara, në momentin kur A.A. e ka nxjerrë nga këllufi pistoletën zyrtare dhe ka shtënë në ajër me qëllim që ta pengojë dhe paralajmërojë turmën, M.M. e ka kapur për dore me ç’rast ka tentuar që dhunshëm t’ia marrë pistoletën zyrtare.

Në Kuvend, M.M. është i pranishëm nga ora 19 në radhët e para të turmës afër personave S.T. dhe A.T. (sigurim i Z.Z dhe O.S.), ku i njëjti diçka u flet dhe incizon me celular, edhe pse nuk ka qenë zyrtarisht i angazhuar brenda në Kuvend. Nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm është siguruar video incizim me aksionet të cilat i ndërmerr M.M. dhe është përgatitur foto album.

Nga MPB-ja informojnë se pardje pas arrestit lokal të shpallur paraprakisht në aeroportin “Aleksandri i Madh”-Shkup, është privuar nga liria personi K.T. (37) nga Ohri, me ç’rast është dërguar në SP “Kisella Vodë” dhe nga ana e nëpunësit policor është mbajtur. Nga ana e nëpunësve policorë nga Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup është realizuar bisedë me personin, me ç’rast është daktiloskopuar dhe liruar, ndërsa në konsultime me Prokurorin publik do të dorëzohet parashtresë adekuate.

“Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup edhe më tej po ndërmerr masa dhe aktivitete lidhur me ngjarjet e ndodhura më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e republikës së Maqedonisë dhe sigurim të personave të tjerë të denoncuar penalisht, si dhe për identifikim dhe dokumentim edhe të personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarjet”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button