Domosdoshmëria e reformimit të BDI-së

Nga një krizë parazgjedhore në një besueshmëri të vazhdueshme paszgjedhore! Kjo është BDI-ja e cila kryesisht po funksionon mbi supet e një lideri të urtë dhe të matur, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë papjekurinë politike të partive oponente shqiptare.

Po çfarë pret populli më tutje nga kryetari i BDI-së pos veprimeve politike që kanë krijuar besueshmërinë e opinionit shqiptar? A është domosdoshmëri reformimi i BDI-së? Apo më mirë thënë; në mulli të kujt do të shkonin votat shqiptare në rast se Ali Ahmeti do t’i mbante në skenë tani e një dekadë të njëjtët persona?! A kanë krijuar monotoni mediale te populli shqiptar këta funksionarë. Çka do të priste më konkretisht edhe pas një dekade populli nga të njëjtit funksionarë? A do të kishte irrituar popullin emërimi i të njëjtëve personave në funksione?

Dhe e fundit që mund të mendohet: Në mungesë të reformimit të BDI-së, a do të detyrohen shqiptarët ta shohin të ardhmen te Zoran Zaev?!

Situata parazgjedhjeve sigurisht që ka qenë më ndryshe, sepse doli në skenë një parti e re që shqiptarët e panë si mundësi të së ardhmes dhe e votuan si “Besë”. Po tani që me veprimet e saja më nuk shihet si shpresë e popullit shqiptar në Maqedoni, po si një gabim në “test vote”.

Ndodhitë pas zgjedhore i dhanë një dimension tjetër edhe Zijadin Selës, po që ende nuk shihet si një oponent politik që mund ta përmbysë BDI-në. Në këtë kontekst, me qëllim të ruajtjes dhe unifikimit të votës shqiptare, reformimi i BDI-së është domosdoshmëri e kohës. Ndryshe, shqiptarët në mungesë të një alternative tjetër, sigurisht që do ta votonin partinë maqedonase me program multi-etnik, që fatkeqësisht u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button