Fusha e sportit në Senakos: Në vend nga të rinjtë, përdoret nga bagëtia (FOTO)

Fushë e sportit e lënë pas dore, pas asnjë investim dhe mirëmbajtje shtesë  në vend se të përdoret nga të rinjtë, tashmë përdoret nga bagëtia. Fusha e sportit që mund ta shihni në fotografi figuron në fshatin Senakos, nën kompetencë të Komunës së Vrapçishtit, paraqet një nga shkaqet se pse të rinjtë e Senakosit zgjedhin klubet private për t’i zhvilluar aftësitë e tyre prej sporti, shkruan Portalb.mk.

Kjo fushë sporti, nën kompetencë të Komunës së Vrapçishtit, edhe pse e ndërtuar në kohën e pasluftës së Kosovës, gjatë periudhës 1999-2000, 17 vjet më parë, me standarde të larta ndërtimore me vlerë rreth 500 mijë dollarë, krahas asaj që nuk është investuar në të ajo është dëmtuar më shumë.

Fotot e siguruara nga Portalb u dëshmuan edhe nga këshilltari komunal i Komunës së Vrapçishtit, Zudi Hamidi i cili krahas revoltës bëri me dije se disa herë në këshillin komunal është kërkuar që të përmirësohen kushtet e kësaj fushe sporti, por se kërkesat dhe propozimet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Është e vërtetë se fusha e sportit në fshatin Senakos është në gjendje të mjerueshme. Këshilli komunal vite me radhë është munduar që ta rifunksionalizojë këtë fushë sporti mirëpo kërkesat e tona gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër. Normalisht kemi të rinj të cilët do ta ndjenin dobinë e kësaj fushe sporti, por se asnjëherë nuk është punuar në këtë drejtim. Në këtë fushë janë vjedhur edhe reflektorët të cilët ndriçonin terrenin sportiv, orëmatësi dhe gjëra të tjera”, tha Hamidi.

Për të kuptuar më mirë për këtë neglizhencë komunale Portalb kontaktoi edhe kryetarin e komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija i cili duke mos mohuar gjendjen e mjerueshme të fushës së sportit bëri të ditur se ajo vjen si pasojë e mosfunskionimit të klubeve të sportit të cilat mirëmbajnë fushat e sportit.

“Vendbanimet që gjatë kohë nuk kanë klube aktive, edhe fushat kanë mbet bosh, kështu që për momentin funksionojnë katër klube futbollistike, kurse në Sanakos nuk ka klub aktiv dhe fusha sportive ka mbet pa u përdorur. Dhe një objekt që nuk shfrytëzohet edhe amortizohet. Për momentin ne përkrahim financiarisht klubet sportive aq sa mundemi. Komunat rurale nuk kanë kapacitet të mbajnë klube në çdo fshat dhe se ato formohen kur ka interesim edhe nga qytetarët. Gjatë këtyre viteve por edhe më herët klubet kanë qenë pasive dhe se për këtë edhe fusha e sportit është në atë gjendje”, tha Bajram Kadrija.

Ndryshe, fshati Senakos është pjesë e Komunës së Vrapçishtit e cila gjendet në mes të  Negotinës dhe Gradecit dhe numëron 3600 banorë.

Fusha e sportit, fshati Senakos
Fusha e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos
Pjesa e toaletit në fushën e sportit, fshati Senakos

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Edhe keshilltaei edhe kryetari une te dyve ju jap te drejt vetem nje gje dua te shtoj ketu se pari kerkohet vullnet nga rinia e fahatit qe ata te duan te luajn futball pasandej sikur xhdohere do te gjendet rugdalje ata jan ata te cilet vendosin te len anash pak kafet dhe internetin e te meren me sport me vjen shum keq kur i shof keta fotografi mjerim nuk e meriton kjo fush kete gjendje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button