Sela: Më 27 prill u sulmuan nevojat e shqiptarëve (VIDEO)

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, në konferencën e parë për shtyp pas ngjarjeve të 27 prillit, sot i ka falënderuar mediat dhe të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhës, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me ngjarjen e 27 prillit, Sela tha se ka qenë sulm ndaj nevojave të shqiptarëve dhe artikulimit të tyre në mënyrë politike.

“Unë si lider i kësaj partie dhe ne si parti jemi munduar që nevojat e shqiptarëve që t’i artikulojmë. Ai ishte atentat ndaj nevojave të shqiptarëve, ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që ne si LR-PDSH i kemi bërë. Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill, ne do të vazhdojmë që t’i nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë politikisht”, tha Sela.

Në lidhje me formimin e Qeverisë së re, Sela tha se do ta përkrahë të njëjtën.

“Për qeverisje të re dhe të reformuar dhe qeverisje në shërbim të qytetarëve. Pak rëndësi ka a do të jemi fizikisht prezent pjesë e Qeverisë ose jo, por ne Qeverinë e reformave do ta përkrahim”, tha Sela.

Sela gjithashtu theksoi se se ndryshimi ka filluar dhe se këtë do e shikojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Shqiptarët perspektivën e tyre duhet ta mbështesin tek liderët e tyre politik,  këtu kryetari i Lëvizjes për Reforma është Ziadin Sela dhe nuk është Zoaran Zaevi. Ndryshimi ka filluar sepse ne besojmë se do të kemi një qeveri të re ku do ta shohin veten të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ndryshimi ka filluar dhe këtë do ta shohin të gjithë qytetaret e RM-së”, tha Sela.

Sela kërkoi që përpara se të zbardhet rasti i 27 prillit ku u sulmua ai, të zbardhen rastet “Sopoti”, “Monstra”, “Harun Aliu” etj. Ai gjithashtu garantoi se nuk heq dorë nga Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare.

Ndiqeni më poshtë videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button