Të veshur e pispillosur, kreu i VMRO-së zaptoi sonte Filarmoninë e Maqedonisë (VIDEO)

Me bileta që kushtuan 50 euro, kinse të blera edhe pse nuk i kanë treguar në hyrje, të veshur e pispillosur, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish shefi i inteligjencës, Sasho Mijallkov dhe thuajse gjithë ish ministrat e kësaj partie, morën pjesë në hapjen e objektit të ri të Filarmonisë së Maqedonisë, shkruan Makfax, njofton Portalb.mk.

Gruevski, madje, edhe pse u vonua, u prit me duartrokitje.

Ndërsa edhe pse dukej qartë përqafimi i saj me huliganët natën e përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska tha se nuk i njeh personat që e përqafuan.
“Nuk njihem me personin që më përqafoi në Kuvend”, u shpreh ajo.

LEXO: Publikohet video ku ministrja e kulturës Milevska përqafohet me sulmuesin në Kuvend (VIDEO)

Gruevski i shqetësuar, nuk u përgjigj a do të qëndrojë ende në pozitën e liderit të VMRO-së.

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike u hap me koncert ekskluziv të Filarmonisë me të cilin solist do të performojë pianisti i njohur maqedonas Simon Tërpçeski nën dirigjimin e një prej dirigjentëve më prestigjioz dhe më të kërkuar të të gjithë kohërave, maestro Vlladimir Ashkenazi nga Rusia.

Filarmonia e Maqedonia, e cila është institucioni më i vjetër nga sfera veprimtarisë muzikore-skenike në Republikën e Maqedonisë, bëhet me objekt pas 73 viteve nga ekzistimi.

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë shtrihet në sipërfaqe prej 12.400 metra katrorë. Disponon me dy salla, sallë të madhe me kapacitet prej 1.000 vendeve dhe sallë të vogël, shumë-dedikuese me kapacitet prej 310 vendeve prej të cilëve 168 janë ulëse fikse, 110 janë ulëse teleskopike dhe 32 mobile.

Objekti posedon edhe kafene, dyqan muzikor dhe vende për parkim për të punësuarit. Në gjithë procesin e ndërtimit të objektit janë respektuar të gjithë qëllimet programore dhe kërkesat e të punësuarve në Filarmoni.

Është furnizuar edhe pajisje e re e kompletuar për muzikantët, karrige në varshmëri nga tipi i instrumentit, trekëmbësha dhe mbajtës për instrumente, vitrina të posaçme për ruajtje të instrumenteve, mbajtës për partipaturat dhe trupa ndriçues për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button