Shkup, piknik humanitar botëror nga investitorët e huaj

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe Këshilli i Investitorëve të Huaj sot në parkun e qytetit në Shkup organizuan Piknikun humanitar botëror, ku përmes ushqimit tradicional të vendeve prej ku vijnë investitorët e huaj prezantuan vendet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Piknikun humanitar botëror, qytetarët që ishin të pranishëm u kënaqen jo vetëm në muzikën e mirë, por edhe në ushqimin tradicional dhe specialitetet e vendeve të ndryshme.

Qytetarët e pranishëm kishin mundësinë që të shijojnë ushqimin tradicional turk, shish qebab, si dhe bakllavanë turke, picën italiane, kroasanin francez nga çokolllata, vaflin holandez, ndërsa mjetet e mbledhurra do të shfrytëzohen për qëllime humanitare.

Kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Shtefan Peter thesoi se beson që kultura është diçka pozitive jo vetëm në punën por edhe në jetërat private.

“Si mund ta transmetoni një kulturë, normalisht përmes ushqimit, sepse përmes ushqimit është prezantimi më i mirë. Mendoj se me transmetimin e kulturës vetëm do ta pasurojmë kulturën”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Elena Milevska Shterbevska nga OEM tha se është shumë e lumtur që sot bashkarisht e organizojnë këtë ngjarje e cila në njëfarë mënyre do të tregojë edhe atë se investitorët e huaj dhe ato vendore nuk kujdesen vetëm për rritjen dhe zhvillimin e vet kompanive, por në mënyrë të barabartë kontribuojnë edhe për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe për bashkësinë e tyre.

“Këtë do ta dëshmojë edhe ngjarja e sotme e cila ka karakter humanitar dhe dëshirojmë që të gjithë qytetarët që t’i njoftojnë vendet prej ku vijnë këto investitorë të huaj, që të shijojnë ushqimin e tyre dhe specialitetet tradicionale, dhe të kënaqen në muzikën e bukur”, tha ajo.

Në Piknikun botëror me ushqimin e tyre tradicional dhe origjinal u prezantuan Austria, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Italia, Luksemburgu, Franca, Holanda, Kroacia, SHBA-të, Sllovenia, Turqia dhe Zvicra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button