Nuk paska qenë shaka, konkurrenti i “The Voice” nis garën për deputet dhe fushatën elektorale

Nuk paska qenë shaka deklarata e Ledionit mbrëmjen gjysmëfinale të “The Voice”, kur tha se Shpendi tanimë do të fillojë një garë tjetër që është ajo për deputet pranë Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë. Aktivisti, i cili ishte konkurrent në “The Voice Albania 6” deri në fazën gjysmëfinale, e ka dhënë edhe vetë njoftimin nga profili i tij zyrtar në Facebook, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë miqve dhe fansave për këtë hap të ri të tij.

Një nga zërat më të spikatur të këtij edicioni do të shkëputet për pak nga muzika për t’iu përkushtuar politikës.

Shpendi njihet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosja dhe së fundi është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se ndihet i nderuar që është një ndër të besuarit e kryesisë për këtë zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button