Qeveria e re, ja emrat e ministrave të mundshëm

Të hënën, pritet një takim i ri mes dy krerëve partiak Zoran Zaev  – LSDM dhe Ali Ahmeti  – BDI ku flitet se do të hapet edhe diskutimi për ndarjen e resorëve. Burime të Alsat M informojnë se LSDM-ja brenda partisë tashmë e ka vendosur çështjen e resorëve dhe emrave nga të cilat ata do të drejtohen.

Jozyrtarisht flitet se këta do të jenë ministrat në Qeverinë e re:

Ministër i Punëve të Brendshme- Oliver Spasovski

Ministër i Mbrojtjes- Radmilla Sheqerinska

Ministër i Punëve të Jashtme- Nikolla Dimitrov

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale- Frosina Remenski

Ministër i Bujqësisë- Ljupço Nikollovski

BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për emrat e mundshëm në krye të dikastereve përkatëse. Siç mëson Alsat M emrat të cilët sillen rreth karrigeve të këtyre posteve janë Artan Grubi, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti.

Ndërkohë mësohet se LR PDSH-së i është garantuar pozita e një zëvendëskryeministrie, një ministrie dhe një zëvendës ministrie.

Siç mësohet, kësaj radhe shqiptarët kanë hequr dorë nga Ministria e Arsimit duke kërkuar kështu dikasterin e Shëndetësisë.
Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka sjellë vendim të prerë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button