Konsumimi i verës bën mirë për trurin dhe arsyeja është e çuditshme!

Një gotë verë në ditë është e rekomandueshme nga mjekët, për mirëfunksionimin e organizmit. Por, ky tashmë  nuk është një fakt i ri. Një studim i fundit, i kryer nga Dr. Gordon Shepherd, ka nxjerrë një përfundim mjaft interesant: konsumimi i shpeshtë i verës bën mirë veçanërisht për trurin. Arsyeja?

Dr. Shepherd argumenton, se molekulat e kësaj pije nuk kanë shije – në këtë mënyrë, truri aktivizon shumë pjesë të tij për t’u përpjekur, që receptorët e gjuhës të shijojnë diçka më specifike. Meqënëse kjo është e pamundur, trurit i duhet të stërvitet dhe të funksionojë më shumë, se gjatë çdo aktiviteti tjetër. Epo, me këtë argumentim, nuk kemi si të kundërshtojmë. Edhe nëse do të kishim një mendim ndryshe, nuk do ta thonim, gjithsesi, shkruan Bordo.al.

Mos prisni më gjatë e ngrini gotat për një dolli, me verën tuaj të preferuar. Tashmë, keni lejen e doktorit!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button