Gjuriq: Serbët në Kosovë të tubohen rreth Listës Serbe

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se për mbetjen dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ata të mblidhen rreth Listës Serbe, në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, më 11 qershor, transmeton REL.

Serbët në Kosovë “nuk dalin në gjashtë kolona, por vetëm në një, që quhet Lista Serbe…Serbia është unike dhe po tubohet rreth përfaqësuesve serbë” në Kosovë, të cilët “i përfaqësojnë interesat e popullit serb”, u tha Marko Gjuriq gazetarëve në qeverinë e Serbisë, pas takimit të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjuriq ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do t’i përdorin të gjitha mjetet për ta penguar vjedhjen e votave dhe përpjekjet për keqpërdorim, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button