Padi penale kundër tetovarit, dyshohet për vjedhje

Padi penale për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje” është ngritur kundër një qytetari të Tetovës. Ai dyshohet se së bashku me një grua të panjohur ka sulmuar dhe kanë plaçkitur një banorë në banesën e tij në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup. Nga MPB informojnë se padia penale është ngritur ndaj N.SH (32).

Më 11 maj 2017 nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë, personi H.SH është privuar nga liria dhe është dorëzuar në stacionin policorë në “Bit Pazar”, ku është biseduar me të dhe ka shpjeguar mënyrën se si e ka kryer veprën penale.

Nga MPB thonë se, Sektori për Punë të Brendshme Shkup po ndërmerr masa për kapjen e gruas së panjohur e cila e ka ndihmuar të paditurin në kryerjen e veprës, ndaj të cilës gjithashtu do të pasojë padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button