SHBA: Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, përkundër kërcënimeve për sanksione më të ashpra amerikane, transmeton REL.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Koreja Veriore e ka lansuar sistemin MRBM. Ky sistem, së fundit ishte testuar në shkurt dhe ka rreze më të vogël veprimi se raketat e lansuara në tri testet e fundit të Koresë Veriore”, tha ky zyrtar amerikan në Arabinë Saudite, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po qëndron për vizitë dyditëshe.

Më herët, zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar për këtë test, ndërsa zyrtarët më të lartë ushtarakë të këtij vendi thanë se raketa kishte fluturuar afro 500 kilometra.

Ky test u bë vetëm një javë pasi një zhvillim i ngjashëm është dënuar ndërkombëtarisht, ndërsa Uashingtoni tha se mund të imponohen sanksione të reja kundër Phenianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP